Aktualitet

NDODH SOT/ Për herë të parë Dumani përballet në SPAK me Erion Alibej, a do "zbërthehen"?

Por sot, gjithashtu ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, i cili dyshohet se e ka paguar dhe i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, pasi i dyshonte si të përfshirë në atentatin e të vëllait.

17 Qershor 2022, 11:16 Nga k.m.
NDODH SOT/ Për herë të parë Dumani përballet në
Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani, Erion Alibej

TIRANË- SPAK po merr sërish në pyetje dy të penduarit e drejtësisë. Edhe pse Nuredin Dumani është në gjendje jo të mirë shëndetësore, sërish ka shkuar në SPAK për të thënë atë që di. Bashkë me të, në pyetje po merret edhe Henrik Hoxhaj, i njohur si ushtari i tij. Por sot, gjithashtu ka ndodhur dhe ballafaqimi i parë mes Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, i cili dyshohet se e ka paguar dhe i ka dhënë një listë me emra për të eliminuar, pasi i dyshonte si të përfshirë në atentatin e të vëllait. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur 30 dhjetor, ose ndryshe si masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona, mes tyre dhe "Tarzani", i njohur si Endrit Alibej. 

Por çfarë ka ndodhur me Dumanin dhe Hoxhajn?

Të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali.

Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

henrik hoxhaj nuredin dumani erion alibeaj

Sondazh

Poll