Aktualitet

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 51-vjeçari në Kukës

Emigrantët kishin si qëllim të kalonin nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian.

17 Qershor 2022, 11:39 Nga j.c
Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës,
Foto ilustruese

KUKËS- Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. 51-vjeçari i identifikuar me inicialet F. M., banues në Kukës është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë, për t’i kaluar drejt Kosovës. 

Ai do t'i transportonte emigrantët kundrejt fitimit. Emigrantët kishin si qëllim të kalonin nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: F. M., 51 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

4 emigrante ne kukes kukes

Sondazh

Poll