Aktualitet

Parandalohet krimi në Tiranë/ Kërcënoi me vdekje gruan, arrestohet 40-vjeçari

40-vjeçari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj partneres e madje e ka kërcënuar se do ta vriste

17 Qershor 2022, 13:00 Nga A.B
Parandalohet krimi në Tiranë/ Kërcënoi me vdekje gruan,
Policia Tirane

TIRANË- Është parandaluar krimi në familje. Policia njofton se është arrestuar 40-vjeçari me inicialet D.H, pasi ka kërcënuar bashkëjetuesen e tij se do ta vriste. 40-vjeçari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj partneres e madje e ka kërcënuar se do ta vriste. Burri, i dënuar më parë për vrasje, do të akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënoi se do ta vriste, vihet në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për vrasje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e dhunonte, menjëherë kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: D. H., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”. Ky shtetas dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses dhe e ka kërcënuar se do ta vriste. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Dhuna në familje”.

parandalohet krimi ne familje tirane

Sondazh

Poll