Bota

Studenti ukrainas gjen mënyrën e pazakontë për të mbledhur para për luftën kundër Rusisë

Sipas Insider, 22-vjeçari deklaroi se ai ka mbledhur mijëra dollarë pasi për një mesazh të shkruar në predhë ai merr 40 dollarë.

17 Qershor 2022, 11:08 Nga j.c
Studenti ukrainas gjen mënyrën e pazakontë për të
artileritë e nënshkruara

UKRAINË- Një student ukrainas ka gjetur mënyra se si të ndihmojë vendin e tij të luftojë kunder forcave ruse. Anton Sokolenko, një 22-vjeçar i IT me qendër në Cherkasy po shkruan mesazhe me porosi në predha artilerie që ushtarët ukrainas po përdorin kundër trupave ruse.

Sipas Insider, 22-vjeçari deklaroi se ai ka mbledhur mijëra dollarë pasi për një mesazh të shkruar në predhë ai merr 40 dollarë.

Në fotot e postuara të mesazheve në platformat e mediave sociale siReddit, shkruhet “Gëzuar Ditën e Babait” dhe “Nga Shqipëria, me dashuri”.

"Ju keni një shans për të vrarë orkët me tekstin tuaj në një granatë artilerie 82 mm që do të qëllohet kundër ushtarëve rusë. Do të merrni një foto të granatës suaj të nënshkruar"- thuhet në një nga postimet e Sokolenkos.

Sokolenko deklaroi gjithashtu se kjo është një marrëveshje joformale dhe nuk është e miratuar nga komandantët e lartë ushtarakë ukrainas. Sipas tij, imazhet nuk ka gjasa të tregojnë identitetin dhe vendndodhjen e ushtarëve. Sokolenko i merr porositë në internet, veçanërisht përmes kanalit të tij Telegram dhe më pas, punon me një OJQ lokale për t'i shkruar predhat. 

anton sokolenko lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll