Aktualitet

Tragjedia në rezervuarin e Çekrezit, zbulohet identiteti i dy të rinjve. U mbytën pranë njëri-tjetrit

Mësohet se viktimat janë Erjon Muça, 22 vjeç, ndërsa Flora Gjinaj është vajza.

17 Qershor 2022, 10:49 Nga k.m.
Tragjedia në rezervuarin e Çekrezit, zbulohet identiteti i dy
Pamje nga vendi

TIRANË- Zbulohen emrat e dy të rinjve që u mbytën në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë. Mësohet se viktimat janë Erjon Muça, 22 vjeç, ndërsa Flora Gjinaj është vajza, e cila ndodhej në mjetin e fundosur në rezervuarin e Çekrezit. Policia e Shtetit ka bërë me dije, se trupat e pajetë janë nxjerrë jashtë rezervuarit nga RENEA-t. Po ashtu, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur "Rezervuari i Çekrezës", ju informojmë se: Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

erjon muça flora gjinaj mbyten te rinjte ne cekreze

Sondazh

Poll