Aktualitet

Gjykata lë në arrest me burg Lulzim Spahinë

17 Qershor 2022, 10:59 Nga DOSJA
Gjykata lë në arrest me burg Lulzim Spahinë
Gjykata e Tiranes

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën e sigurisë arrest me burg Lulzim Spahinë, i arrestuar mbrëmjen e së martës.

Spahia ishte në kërkim për vrasje të kryer një vitë më parë në Korçë. 27-vjeçari do transportohet për në gjykatën Durrësit, ku në datën 12 do zhvillohet seanca për caktimin e një mase tjetër sigurie ndaj tij, mbasi në këtë qytet edhe atje dyshohet për drogë.

Nesër Spahia do dalë përpara gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë arrest me burg, dhënë ndaj tij në mungesë dhe akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit të shkuar. Trupi i tij u gjet i hedhur në rezervuar disa ditë më pas. 

Sondazh

Poll