Aktualitet

Denoncimi i fermerit në Shkodër: Më helmuan kalin, një deputet mbron parcelat e drogës

Fermeri thotë se doli në disa zona të thella me kalin e tij dhe ka parë lëvizje të çuditshme të disa personave që sipas tij janë trafikantët dhe ata që ruajnë drogën

17 Qershor 2022, 10:32 Nga A.B
Denoncimi i fermerit në Shkodër: Më helmuan kalin, një
Fermeri

SHKODËR- Fermeri, Nikolin Shqau i cili banon në njësinë Shllak të bashkisë Vau i Dejës, pretendon se trafikantët e drogës i kanë helmuar pak ditë më parë kalin me të cilin lëvizte në mal. Fermeri thotë se doli në disa zona të thella me kalin e tij dhe ka parë lëvizje të çuditshme të disa personave që sipas tij janë trafikantët dhe ata që ruajnë drogën dhe që pretendon se i kanë helmuar kalin.

'Janë disa individë në zonën tonë, unë ua kam prishur interesat, rrinë dhe me prishin interesat, kalin ma helmuan. Kur erdha nga Shkodra, gjeta kalin e cofur, kam dyshime se kjo ka lidhje me drogën po me këtë merret qeveria se thonë me këtë merret një deputet i qarkut të e njef zonën. Do kisha dasht të dija kush është ai. Shllaku nuk ka tabela, nuk ekziston. Ky deputeti sikurse thonë ka lidhje me heqjen e tabelave, unë nuk e di se ku shkojnë ata lekë. Një, dy ditë më parë u solla me kalin në zonë, mora dhe shpinë e vogël që munden dy vetë me fjet në të, nuk pash drogë por pashë lëvizje njerëzish.'- thotë fermeri në rrëfimin e tij të gjatë për 'Balkanëeb'. 

nikolin shqau fermeri

Sondazh

Poll