Politike

VD-Ibrahimaj: Do mblidhet taksa e pasurisë, bashkitë të dorëzojnë planin deri në 15 korrik

Ibrahimaj pohoi se do të nisë pilotimi i taksës së pasurisë në 9 Bashki. Kjo taksë, sipas ministres do të fillojë diskutimin në gjysmën e dytë të vitit.

17 Qershor 2022, 11:23 Nga A.B
VD-Ibrahimaj: Do mblidhet taksa e pasurisë, bashkitë të
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj paralajmëroi Bashkitë e vendit se kanë kohë deri më 15 korrik të dorëzojnë një plan të detajuar për daljen nga kriza. Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët, në kuadë të decetralizimit dhe performancën financiare të qeverisjes vendore, Ibrahimaj pohoi se do të nisë pilotimi i taksës së pasurisë në 9 Bashki. Kjo taksë, sipas ministres do të fillojë diskutimin në gjysmën e dytë të vitit. Po ashtu, ajo shtpi se plani që do të paraqitet nga bashkitë do të studiohet nga qeveria. 

'Reforma territoriale ka sjellë rritje në bashkëqeverisje dhe në të ardhura në çdo bashki. E ardhura e shoqëruar me ligjin, për rritje te autonomisë, për rregulla të sakta. Transparenca ka sjellë një rritje të përgjegjshmërisë të bashkive. Të ardhurat që nga viti 2015 e deri në 2021 janë rritur me 2.3 herë. Shpenzimet, janë rritur me 60%. 

Ne kemi diskutuar për taksën e pasurisë, fillon me një proces ndryshe. Taksa është duke u pilotuar në 9 bashki. është nga ato taksa që nuk ka pasur performancë si ato të tjera, po hartojmë ligj të ri të taksës së pasurisë, do të fillojë diskutimin në gjysmën e dytë të vitit. Nuk arrihet reformë në procese të tilla. Ligji i taksave vendore ka kushtëzuar këtë rritje, fatmirësisht GTB ka ardhur në rritje. Nga ana e performancës fiskale, nëse shohim detyrimet e prapambetura vlera është 6.5 mld lekë. është përgjegjësia që të vihet detyrim për prapambetjet. Duhet punë më e mirë. Ligji i financave vendore ka nxjerrë hartimin e një raporti të financave. Bashkitë janë në 5 kategori, ato me probleme financiare, ato pa probleme financiare, ato që i kanë në mbi nivelin 25%, ato me probleme serioze, dhe ato me paaftësi paguese. Asnjë bashki nuk ndodhet në stadin e fundit, raporti lind dhe nxjerr detyrime për bashkitë dhe ministrinë. Secili që bie në ato kategori duhet që brenda datës 15 korrik duhet të dorëzojë një plan në bazë të gravitetit të saj. Plani do të hartohet nga ministria dhe do të kushtëzohet në buxhet brenda datës 30 korrik.'- deklaroi ministrja. 

 

rama me kryebashkiaket 17 qershor 2022 delina ibrahimaj

Sondazh

Poll