Politike

VD-Reforma Zgjedhore, Alibeaj kërkon 6 ekspertë ndihmës: Ftesë BE dhe SHBA të na ndihmojnë

Enkelejd Alibeaj tha se zakonisht është vijuar me nga 4 ekspertë, por kërkon të shtohet me 2 numri i tyre.

17 Qershor 2022, 11:32 Nga k.m.
VD-Reforma Zgjedhore, Alibeaj kërkon 6 ekspertë ndihmës:
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka rënë dakord për ftesën që do u bëhet ekspertëve ndërkombëtarë për të asistuar në ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit, Alibeaj tha se zakonisht është vijuar me nga 4 ekspertë, por kërkon të shtohet me 2 numri i tyre. E gjitha për ta çuar në 6 totalin. 

"Kam kërkuar që përveçse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do tia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, përfaqëues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqëuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Kemi rënë dakord që edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore. Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, edhe nga një bisedë që kemi bërë paraprakisht, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër. Unë kërkoj që të rritet dhe të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë. E fundit, që doja të thoja lidhur me përmbajtjen, është e vërtetë që shtylla kryesore e trajtimit nuk është vetëm puna e lënë përgjysmë 2 vite e gjysmë më parë. Përveç kësaj është shumë e rëndësishme mënyra sesi do të respektohet,"-tha Enkelejd Alibeaj.

enkelejd alibeaj komisioni i refomes zgjedhore 2022

Sondazh

Poll