Politike

VD-"Zgjedhorja"/ Gjinkuri: Duam, s'duam do duhet të biem dakord. Kërkojmë ekspertizë nga OSBE

Në fjalën e tij, ai tha se është mirë që palët të merren vesh që të dalin me një përfundim, duke marrë edhe ndihmë nga OSBE-ODHIR.

17 Qershor 2022, 11:21 Nga k.m.
VD-"Zgjedhorja"/ Gjinkuri: Duam, s'duam do duhet të biem
Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri sugjeroi që debatet politike t’iu lihen partive politike teksa ka prezantuar dhe rendin e ditës. Në fjalën e tij, ai tha se është mirë që palët të merren vesh që të dalin me një përfundim, duke marrë edhe ndihmë nga OSBE-ODHIR. Më pas, shtoi se pas rekomandimeve dhe programit të punës së bërë nga ndërkombëtarët, do të nisë edhe puna në Komision. 

"Nga prezenca këtu në sallë, shumica e komisionit është dhe mbledhja është e vlefshme. Komisioni i merr vendimet me shumicë por vendimet këtu janë konsensuale, çdo vendim duhet që të dakordësohet, do të thotë që duam apo nuk duam jemi të detyruar që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në funksion të objektivave. Kanë lidhje me adresimet e OSBE. Nuk kemi mundur që t'i adresojmë rekomandimet. Kemi rekomandime të reja, pastaj palët diskutojnë edhe për çështjet e tjera, gjatë debatit të Refomës Zgjedhore. Nuk dua të ndalemi në rekomandimet, do të kërkojmë asistencën e OSBE me ekspertizë sepse na kanë dhënë shtabin për të gjetur dakordësi. Me vendimin e Kuvendit, do i drejtohemi me një letër zyrtare për asistencë.  Le t'i lëmë debatet politike jashtë kësaj salle. Ligji zgjedhor reflekton probleme politike. Gjithçka tjetër reflekton palët. Prandaj kërkojmë ekspertizën e ODHIR dhe OSBE. Unë propozoj si rend dite që të kërkojmë zyrtarisht asistencë. Dhe përcaktimin e numrit të ekspertëve, ata do të na sjellin rekomandimet dhe një program pune. Do nisim dhe nga puna për të prëmbushur objektivat një nga një,"-tha ndër të tjera Damian Gjiknuri. 

enkelejd alibeaj damian gjiknuri komisioni per reformen zgjedhore 2022

Sondazh

Poll