Aktualitet

24 vjeçari i vrarë në Gjermani, kishte konfliket të mëparshme me autorët e vrasjes

17 Qershor 2022, 10:19 Nga d.d
24 vjeçari i vrarë në Gjermani, kishte konfliket të
Foto ilustruese

GJERMANI-24-vjeçari shqiptar që u vra dje në Gjermani njihej me autorin e vrasjes, teksa kanë patur konfliket edhe më parë me njëri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamburg.

Sipas mediave gjermane, autori 36 vjeç që e goditi shqiptarin me thikë ishte nga Maqedonia e Veriut. 36-vjeçari ishte i shoqëruar nga një burrë 51 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë gjatë përleshjes nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari shqiptar u përlesh me thika me dy persona të tjerë, me 36-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut dhe një 51-vjeçar, shtetësia e të cilit nuk dihet ende.

vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll