Sport

Skuadra rrezikon të bie nga kategoria, tifozët pushtojnë qëndrën stërvitore dhe debatojnë me lojtarët! Ndërhyn policia

Tifozët e acaruar të Botafogo-s pushtuan qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro për të protestuar kundër formës së dobët të klubit.

16 Qershor 2022, 17:44 Nga DOSJA

Skuadra rrezikon të bie nga kategoria, tifozët pushtojnë

BRAZIL-Tifozët e acaruar të Botafogo-s pushtuan qendrën stërvitore të klubit në Rio de Janeiro për të protestuar kundër formës së dobët të klubit. Protesta shkoi deri aty, sa tifozët shkuan në dhomat e zhveshjes, ku ata u përballën me lojtarët që ndodheshin aty.

Imazhet e postuara nga grupet e organizuara të mbështetësve në mediat sociale treguan njerëz që sulmonin zyrat e klubit dhe filluan debatin me një pjesë të lojtarëve që ndodheshin aty.Botafogo ende nuk ka bërë një ankesë në lidhje me këtë ngjarje dhe policia nuk ka raportuar arrestime. Botafogo nuk fiton prej katër ndeshjesh radhazi.

Aktualisht skuadra braziliane ndodhet në zonën e rënies, me 12 pikë nga 11 ndeshje. Klubi është përballur me telashe financiare dhe në 20 vitet e fundit kanë rënë tre herë nga kategoria.

E.Ç (Dosja.al)

botafogo

Sondazh

Poll