Sport

Vinicius Jr. dhe modelja Ninoska Vasquez, së bashku në Miami…

Për momentin ata nuk kanë dashur të ndajnë foto së bashku në rrjetet e tyre sociale.

16 Qershor 2022, 10:15 Nga DOSJA

Vinicius Jr. dhe modelja Ninoska Vasquez, së bashku në Miami…

SHBA - Disa javë më parë u ranë të gjithë alarmet: zemra e Vinicius Jr. mund të ishte e zënë. ‘Fajtori’ do të ishte modelja e bujshme venezueliane Ninoska Vasquez. Tashmë thashethemet janë shtuar, pas ‘stories’ së tij të fundit në Instagram. 

Në to shihet se futbollisti dhe modelja kanë udhëtuar drejt Majamit në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë. Dhe, megjithëse asnjëri nuk ka dashur të ndajë foto me tjetrin, gjithçka duket se tregon se ata do të kalonin disa ditë së bashku.

Vinicius Jr. dhe modelja Ninoska Vasquez, së bashku në Miami…

Vinicius Jr. dhe modelja Ninoska Vasquez, së bashku në Miami…

Është e vërtetë që orët e fundit kishte spekulime për një romancë të mundshme mes brazilianit dhe aktores Ester Expósito. Një koment i sulmuesit për protagonistin e ‘Elitës’ në një ‘post’ në Instagram, ka shpërthyer tërësisht çmendurinë në rrjete. Megjithatë, spanjollja donte të dilte shpejt nga ky informacion dhe ta mohonte me një  “fake news” të fortë në ‘stories’ e saj në Instagram.

Pra, duket se Vinicius thjesht do ta mbyllte këtë vit për ta inkuadruar me zemrën plot. Tani mbetet për t'u parë nëse ata hedhin një hap tjetër në lidhje dhe guxojnë të ndajnë imazhe së bashku. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll