Sport

Ish-kapiteni i Rusisë kundër Putinin: "Ndoshta do të më arrestojnë, ose do të më vrasin!"

Igor Denisov është futbollisti i rangut më të lartë që ende jeton në Rusi, i cili ka denoncuar pushtimin rus të Ukrainës me urdhër të Putinit.

16 Qershor 2022, 09:41 Nga DOSJA
Ish-kapiteni i Rusisë kundër Putinin: "Ndoshta do të më

RUSI - Igor Denisov, kapiteni i kombëtares Ruse nga viti 2012 deri në vitin 2016, është kundër pushtimit të Ukrainës, pavarësisht pasojave që ato fjalë mund të gjeneronin kundër tij. "Këto ngjarje janë një fatkeqësi. Një tmerr i plotë,"- thotë ish-lojtari i Zenit St.

Igor Denisov është futbollsti i rangut më të lartë që ende jeton në Rusi, i cili ka denoncuar pushtimin rus të Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin. "Nuk e di, ndoshta do të më arrestojnë apo vrasin pas këtyre fjalëve, por unë po flas për gjërat ashtu siç janë,"- tha Igor Denisov në një intervistë për kanalin "Nobel" të YouTube .

Gjithashtu, Denisov pranon se i ka shkruar presidentit Putinit për të ndaluar luftën. Ndërkohë që parlamenti rus ka miratuar një ligj, që vendos dënime me burg deri në 15 vjet për këdo që përhap "lajme të rreme", ose ndërmerr ndonjë veprim publik që diskrediton veprimet ushtarake të Rusisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll