Sport

Ja arsyet pse braziliani Dani Alves nuk do të vazhdojë te Barcelona (video)

Mbrojtësi anësor i thotë përfundimisht lamtumirë klubit katalans, pas një periudhe të shkurtër të dytë nën komandën e Xavi Hernández

16 Qershor 2022, 16:57 Nga DOSJA
Ja arsyet pse braziliani Dani Alves nuk do të vazhdojë te Barcelona

SPANJE - Barcelona njoftoi dje se Dani Alves nuk do të vazhdojë te klubi katalanas. Braziliani, i cili filloi fazën e tij të dytë si ‘blaugrana’ në janar, nuk do të marrë një propozim për të vazhduar kontratën e tij, e cila i përfundon më 30 qershor dhe ai është në kërkim të një skuadre në Evropë, që do t'i krijojë mundësinë të ruajë formën sportive deri në botërorin e Katarit.

Arsyeja kryesore është numri i lojtarëve që Xavi ka në krahun e djathtë. Te Barça janë optimistë për ardhjen e César Azpilicueta, i cili është objektivi i madh për të përforcuar krahun e djathtë. Ai kishte një marrëveshje me Barçën, pasi kontrata e tij me Chelsean përfundoi më 30 qershor. Azpilicueta tani duhet të negociojë largimin e tij me pronarët e rinj të Chelsea dhe te Barça ata janë optimistë teksa besojnë se do të jenë në gjendje të sigurojnë kontratën e tij.

Përveç ardhjes së mundshme të Azpilicueta, Xavi ka edhe Sergiño Dest. Lojtari i ri amerikan në fillim nuk kishte besimin e trajnerit, por pak nga pak Xavi është bindur se është një futbollist që mund t'i jetë shumë i dobishëm. Ai ka ardhur dhe po përmirësohet shumë në të kuptuarit e lojës. Përveç kësaj, lojtari nuk ka shfaqur ndonjë interes për t'u larguar nga Barça kur është sugjeruar një transferim. Ai gjithmonë ka thënë se dëshiron të përmbushë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2025.

Së fundi, trajneri i ‘blaugranas’ ka edhe opsionin për të vendosur Sergi Roberto në krahun e djathtë. Ai sapo ka rinovuar kontratën për një sezon me dëshirën e shprehur të Xavi. Ai shihet më shumë si mesfushor, por vitet e fundit ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll