Sport

Mashtroi shefin për të shkuar në stadium, kamerat zbuluan të vërtetën! Tifozi mbetet i papunë (video)

16 Qershor 2022, 17:32 Nga DOSJA
Mashtroi shefin për të shkuar në stadium, kamerat zbuluan të
Tifozi i Rangers

SKOCI-Muaji i majit ishte një periudhë mjaft e ngjeshur për tifozët e Rangers. Në fakt, skuadra skoceze gjatë katër ditëve zhvilloi dy finale të rëndësishme. Një tifoz ishte në të dy ndeshjet në stadium, por pjesëmarrja e tij në finalen e Kupës së Skocisë i kushtoi shtrenjtë. Në fakt, personi u pushua nga punëdhënësi i tij.

Si mijëra tifozë të Rangers, përdoruesi i Twitter Thomas Meikle nuk donte të humbiste finalen e Europa League të ekipit të tij kundër Eintracht Frankfurt në Sevilla më 18 maj. Sidoqoftë, Thomas nuk donte të humbiste as finalen e Kupës së Skocisë me Hearts në Hampden Park më 21 maj.Kishte një pengesë të vetme. Tifozi arriti të kërkojë një leje vetëm për finalen e Sevillas, prandaj, për finalen kundër Hearts duhej të krijonte diçka. Meikle u tha se ai ishte akoma i bllokuar në Spanjë.

Në të vërtetë, më 21 maj, tifozi ishte në Skoci për të bërë tifo për Rangers. Skuadra e tij fitoi Kupën me shifrat 2-0 dhe të gjithë tifozët skocezë, pas zhgënjimit për humbjen në Europa League disa ditë më parë, festuan ën stadium. Meikle festoi me aq shumë entuziazëm sa kamerat e BBC Skocisë u përqëndruan në të.

Në mënyrë të pashmangshme, tifozi u kap nga punëdhënësi i tij dhe sekondat e tij të dytë të shpejtë të tij i kushtuan punën. Thomas u pushua nga puna. Ai e thotë vetë në Tëitter: "Unë nuk mund të besoj se kontrata ime u ndërpre sepse i thashë punëdhënësit se unë isha akoma në Sevilla."

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll