Sport

Mesazhi romantik i Sergio Ramos për Pilar Rubio, në përvjetorin e martesës

Qendërmbrojtësi i PSG-së përfitoi nga data për t'i kushtuar një publikim të përzemërt bashkëshortes së tij

16 Qershor 2022, 17:14 Nga DOSJA
Mesazhi romantik i Sergio Ramos për Pilar Rubio, në përvjetorin e

SPANJE - Të rrethuar nga familja dhe miqtë e tyre më të ngushtë, më 15 qershor 2019 në Seville, Pilar Rubio dhe Sergio Ramos i thanë 'po, po' njeri-tjetrit. Tani, tre vjet më vonë, qendërmbrojtësi i PSG-së ka përfituar nga një datë kaq e rëndësishme, për t'i kushtuar një mesazh të përzemërt gruas dhe nënës së fëmijëve të tij. 

Përmes llogarisë së tij në Instagram, ish-kapiteni i Real Madrid zgjodhi këtë të mërkurë të kaluar tre imazhe spektakolare të asaj dite për t'i shoqëruar me disa fjalë, që jo vetëm kanë emocionuar bashkëpunëtoren televizive, por edhe mbi 51 milionë ndjekësit e saj në platformën e përmendur. 

"Një emocion, një ndjenjë, një kujtim... Lumturi, nga ajo ditë e që atëherë. Kërcejmë së bashku dhe ëndërrojmë. Së bashku gjithçka është e mundur. Shtëpia ime, jeta ime, gëzuar përvjetorin. Të dua Pilar. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime”,- thuhet në tekstin që shoqërojnë fotot që Sergio Ramos ka kujtuar nga ajo ditë. 

Nga ana e saj, Pilar Rubio nuk ishte më pak. Prezantuesja dhe bashkëpunëtorja e 'El Hormiguero' ka zgjedhur të njëjtat imazhe si bashkëshorti i saj dhe i ka kushtuar disa fjalë të bukura babait të fëmijëve të saj. 

"Këto foto mund të përfaqësojnë fillimin e diçkaje të re, por ju dhe unë e dimë se e gjithë kjo filloi shumë më herët. Të dua Sergio Ramos, sot dhe gjithmonë. Gëzuar përvjetorin",- mund të lexoni në llogarinë e saj personale. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll