Sport

'Tridenti' zikaltër Lutaro-Lukaku-Dybala, nxjerr Dzekon dhe Correan në 'balotazh'…

Rikthimi i sulmuesit belg te Interi është afër, por dikush duhet të sakrifikohet përpara ardhjes së tij

16 Qershor 2022, 09:58 Nga DOSJA
'Tridenti' zikaltër Lutaro-Lukaku-Dybala, nxjerr Dzekon dhe

ITALI - Me ardhjen e mundshme të Lukakut dhe ardhjen tashmë të sigurt të Dybala, Interi duhet të vendosë se kë të sakrifikojë përpara. Duke thënë se Sanchez e ka valixhen e tij në dorë, një tjetër sulmues do të duhet të presë. 

Ka balotazh mes Dzekos dhe Correas. I pari ka vetëm një kontratë njëvjeçare dhe për këtë arsye mund të sakrifikohej, për të mos e humbur pa asnjë kosto.

Ndërsa i dyti, ka pak më shumë kohë për merkato, ku duhet pritur oferta e duhur, sepse ka paguar 31 milionë jo më vonë se një vit më parë. Për argjentinasin, në pushime me Dybala, do të kishte interesim të Newcastle, ndërsa ai i Marseille nuk është i konfirmuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll