Sport

U shtir si ylli i NBA! Mashtron sigurimin, hyn në fushë, bën nxemjen me skuadrën dhe nis të luajë basketboll

Ai quhet Dawson Gurley por të gjithë e njohin si ‘Fake Klay’, ose më saktë sozia (me ndonjë kilogramë më tepër) i yllit të Golden State Warriors, Klay Thompson

16 Qershor 2022, 17:15 Nga DOSJA

U shtir si ylli i NBA! Mashtron sigurimin, hyn në fushë, bën

SHBA-Ai quhet Dawson Gurley por të gjithë e njohin si ‘Fake Klay’, ose më saktë sozia (me ndonjë kilogramë më tepër) i yllit të Golden State Warriors, Klay Thompson, e emri i tij këto ditë u bë popullor në rrjetet sociale për shkak se ai, para ndeshjes 5 të finales së NBA, u paraqit i veshur me veshjen perfekte të lojës duke arritur t’i shmangej kontrollit të Chase Center, e duke zbritur pa probleme edhe në fushë, ku filloi të gjuante në kosh siç do të kishte bërë Klay i vërtetë, për rreth dhjetë minuta, para se të kthehej në dhomat e zhveshjes. Të gjitha të dokumentuara në një video që tashmë po mbushet me shikime në YouTube.

Një marifet që kushtoi shumë i cili pak para fillimit të ndeshjes mori një letër nga nënkryetari i sigurisë së arenës që komunikoi skualifikimin për jetën nga stadiumi. Gurley deklaroi në rrjetet sociale se e kishte paguar biletën e ndeshjes 10 mijë dollarë, por edhe se ëarriors kishin të drejtë që e përjashtuan, por e gjitha kjo ia vlejti: “Për 10 minuta isha lojtar i NBA…”.

Videoja e tij përfundon me një premtim, për të shkuar në Boston për të parë ndeshjen-6: nuk dihet nëse si spektator normal apo përsëri si Klay i rremë.


E.Ç (Dosja.al)

nba

Sondazh

Poll