Sport

Zbardhet kalendari i Premier League, sezoni 2022-2023! (Përballjet e javës së parë)

Premier League 2022/23 do të fillojë më 5 gusht me ndeshjen Crystal Palace-Arsenal.

16 Qershor 2022, 13:04 Nga DOSJA

Zbardhet kalendari i Premier League, sezoni 2022-2023! (Përballjet e

ANGLI- Premier League 2022/23 do të fillojë më 5 gusht me ndeshjen Crystal Palace-Arsenal. Kampioni në fuqi Manchester City do të debutojë të dielën më datë 7 ndaj West Ham. Transfertë në këtë javë të parë edhe për Liverpool që do të luajë ndaj Fulham, ndërsa Chelsea do të përballet me Everton.

Do të duhet të presim deri në javën e 11-të për ndeshjen e madhe mes Liverpoolit dhe City-t. Java e fundit do të luhet më 28 maj të vitit 2023.Raundi i fundit i kampionatit para pushimit gjashtë-javor të Kupës së Botës është caktuar për datat 12-13 nëntor.

Programi java 1 (5-7 gusht)

Crystal Palace - Arsenal

Fulham - Liverpool

Bournemouth - Aston Villa

Leeds - Wolverhampton

Leicester - Brentford

Neëcastle - Nottingham Forest

Tottenham - Southampton

Everton - Chelsea

Manchester United – Brighton

West Ham - Manchester City

E.Ç (Dosja.al)

premier league

Sondazh

Poll