Sport

Mbappé tani i futet edhe biznesit, hap kompaninë e tij të prodhimit ‘Zebra Valley’

Sulmuesi 23-vjeçar i PSG-së dhe kombëtares franceze, ka nënshkruar një partneritet me agjencinë hollivudiane ‘WME Sports’, për të nisur kompaninë e tij të prodhimit ‘Zebra Valley’.

16 Qershor 2022, 07:44 Nga DOSJA

Mbappé tani i futet edhe biznesit, hap kompaninë e tij të

SHBA - Në Twitter, ‘WME Sports’, dega sportive e agjencisë amerikane WME, një degë e Endeavour, njoftoi arritjen e një marrëveshje me Kylian Mbappé, për të hapur një kompani prodhimi të quajtur ‘Zebra Valley’. 

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, ajo do të jetë e vendosur në Los Angeles dhe do të synojë të krijojë produkte rreth sportit, muzikës, kulturës, teknologjisë dhe videolojërave. Këto krijime, të shkruara ose jo, do të synojnë “të ndihmojnë të rinjtë të gjejnë rrugën e tyre”. 

Media amerikane saktëson se ‘Zebra Valley’ “do të kërkojë të gjenerojë një dialog mes komuniteteve botërore, duke treguar histori universale”. Me këtë në mendje, ‘WME Sports’ "do të synojë markat dhe platformat që kërkojnë të thellojnë angazhimin e tyre me konsumatorët, me fokus në përmbajtjen ndër-platforma në një botë të larmishme dhe multikulturore".

Mbappé tani i futet edhe biznesit, hap kompaninë e tij të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll