Sport

Mauro Icardi një dhimbje koke për PSG, argjentinasi u ka mbetur në derë…

Një situatë që francezët nuk mund ta zgjidhin, drejtuesit e klubit duan ta largojnë argjentinasin, por kontrata e tij është e lartë

16 Qershor 2022, 07:36 Nga DOSJA
Mauro Icardi një dhimbje koke për PSG, argjentinasi u ka mbetur

FRANCE - Paris Saint Germain është gjithmonë një nga animatorët e merkatos së transfertave, megjithatë, pas mbajtjes së Kylian Mbappé tani ka rënë në qetësi. Por e vërteta është, se ai duhet të shesë disa lojtarë që të mund të inkorporojë dhe kjo është arsyeja pse Mauro Icardi fillon të jetë problem për klubin francez.

Cili është problemi për PSG-në? Shpenzimet e klubit francez po ndiqen me vëmendje nga klube, liga dhe institucione të ndryshme. Për këtë arsye ai duhet të heqë qafe disa lojtarë dhe një nga ata që synohet të largohet është Mauro Icardi. Cili është problemi tjetër? Nuk ka oferta për argjentinasin.

Pavarësisht se nuk ka konfirmuar se kush do të jetë trajner sezonin e ardhshëm, PSG tashmë e di se në cilët emra nuk dëshiron t’i llogarisë. Mauro Icardi ka një kontratë prej 10 milionë euro në vit, një shifër që asnjë klub i madh në kontinent nuk dëshiron ta ketë. 

Icardi është një golashënues i padiskutueshëm, por në këtë sezon të fundit ai nuk pati shumë minuta lojë dhe u fol edhe më shumë për të jashtë fushës, për shkak të situatës së tij me Wanda Narën. Për këtë arsye, PSG nuk di se ku ta vendosë sulmuesin argjentinas, ndonëse besojnë se mund të shfaqet një ekip i ligës së dytë të Premierligës që mund të jetë i interesuar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll