Politike

VD-'Pinë hashash në lokal'/ Nikolla i kthehet: Fyerje e madhe. Sula: Puroja të mbyt, mbase e ngatërroj

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi që të tërhiqte deklaratën e tij, ndërsa pati dhe një ndërhyrje nga deputeti socialist, Pandeli Majko.

16 Qershor 2022, 14:05 Nga k.m.
VD-'Pinë hashash në lokal'/ Nikolla i kthehet: Fyerje e
Pandeli Majko, Dashnor Sula dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula bëri një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, teksa tha se në Parlamentin shqiptar vjen era puro, madje edhe hashash. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kërkoi që të tërhiqte deklaratën e tij, ndërsa pati dhe një ndërhyrje nga deputeti socialist, Pandeli Majko. Edhe ky i fundit iu bashkua fjalës së Nikollës dhe i kërkoi që të tërheqë deklaratën duke e cilësuar atë një fyerje për institucionin.

DEBATI NË SALLË:

Lindita Nikolla: Deklaruat se në kafen e Kuvendit pihet edhe hashash. Është fyerje e madhe se po thoni një të pavërtetë të madhe. Nuk akuzova asnjë. Po unë nuk pi asnjë duhan. Era e puros atje të mbyt, mund ta ngatërroj edhe me hashashin.

Pandeli Majko: Vërtetja ishte me vend. Kemi dëshirë t'i biem dhe vetes. Harrojmë që jemi dhe vetë. Ka shumë kolegë që pijnë edhe duhan, por ta trajtoni sikur iu dhemb zemra për fermerët. Mendoj që jeni njeri pasionant, por kur ngrini zërin, dua t'ju kujtoj diçka. Duke dashur të bëhemi të ndjeshëm nxirrni anën e kundërt. Ju jeni përfaqësues të opozitës dhe opozita në thelb tenton të përfaqësojë moralin e shoqërisë. Para se të kërkoni nga maxhoranca duhet të ktheni pak kokën edhe nga vetja. Pavarësisht si flisni dhe bërtisni, para se t'i kërkoni maxhorancën, ktheni kokën dhe nga vetja.

Dashnor Sula: Me gjithë respektin për Majkon, në këtë moment ndjehem i zhgënjyer për qasjen që ai ka. Unë nuk i përkas vetes dhe familjes time. Në raport me të vërtetën do i them siç jam. Kujt i pëlqen, është zgjedhje e tij. është në nderin e Kuvendit, mos të shohim deri tek gardhi ynë, por ta shtyjëm më tej. Më dhemb shpirti, nuk jam hipokrit. Flas me pasion, ashtu siç foli Braçe. Nuk kam problem ta pranoj.

seance plenare 9 qershor 2022 lindita nikolla pandeli majko dashnor sula

Sondazh

Poll