Politike

VD-'Fol për non gratat e tua'/ Alibeaj- Ramës: 2 i ke në burg, sot kapën njeriun tënd për 45.5 kg kokainë

Enkelejd Alibeaj kërkoi nga Rama që të mos flasë më shumë seç duhet pasi shumicën e grupit të tij e ka non grata

16 Qershor 2022, 13:16 Nga A.B
VD-'Fol për non gratat e tua'/ Alibeaj- Ramës: 2 i ke
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot është futur në burg personi i tij pas zbulimit të 45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit. Ndër të tjera, ai kërkoi nga Rama që të mos flasë më shumë seç duhet pasi shumicën e grupit të tij e ka non grata, ka dy në burg dhe lista pritet që të jetë akomë më e gjatë në vijim. 

'Mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregullat, sepse respektoi më së fundi rregullin edhe për ty dhe kjo është një gjë e mirë. Prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. Ne me domatet do merremi, me ata katunarët tanë, ti merresh me tjerat. Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë e njeriut tënd. Si ishte ajo puna me “non gratat”, bëhu burrë njëherë, fol për non-gratat e tua, i ke me shumicë nbë grupin tënd. Kujto se c’ke thënë një vit më parë. Sot, duhet të shpëtojmë shqiptarët nga aleanca me krimin, që ti ke bërë. Dhe meqë fole për reformën në drejtësi, a nuk ishe ti që sokollije para ca kohësh te Asambleja e PS dhe i tregoje SPAK-ut se c’duhet të bënte. Dy i ke në burg, lista e atyre që presin është e gjatë, prisni dhe do të shihni”, tha Alibeaj.

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll