Politike

VD-Nokës s'i del e keqja, merr fjalën: Nëse Rama ka flamurin e antikorrupsionit, ISIS ka të antiterrorizmit

Noka tha se është shqetësuese fakti që në Kuvend përcaktohet se kujt do ti jepet fjala në Kuvend e kujt do t'i ndalohet.

16 Qershor 2022, 13:19 Nga A.B
VD-Nokës s'i del e keqja, merr fjalën: Nëse Rama ka flamurin
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka mori sërish fjalën në Kuvend për t'iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Noka tha se është shqetësuese fakti që në Kuvend përcaktohet se kujt do ti jepet fjala në Kuvend e kujt do t'i ndalohet. Po ashtu, ai shtoi se nëse Rama mban flamurin e antikorrupsionit atëherë ISIS mban flamurin e vendit që është kundër terrorizmit. 

'Ajo që është shqetësuese është konstatimi permanent se këtu po përcaktohet se kujt i jepet fjala e kujt jo. Ti po varros demokracinë kryetare. Që Kryeministri të mbajë flamurin e antikorrupsionit është njësoj si të shohim ISIS që mban flamurin si vend anti terrorizëm. Opozitën e kanë zgjedhur qytetarët.'- tha Noka. 

seance plenare 16 qershor 2022 flamur noka

Sondazh

Poll