Politike

Hetimi i investimeve strategjike, kërkesa e PD të hënën në Konferencën e Kryetarëve

16 Qershor 2022, 13:51 Nga k.m.
Hetimi i investimeve strategjike, kërkesa e PD të hënën
Selia e PD

TIRANË- Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike do të shqyrtohet të hënën në Konferencën e Kryetarëve. Këtë e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sot në Kuvendin e Shqipëris%. .

Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo që bie në sy është fakti se deputetja Ina Zhupa e cila kishte firmosur më herët e ka tërhequr firmën e saj, aksion që e ndërmori pas bashkimit me grupin e Sali Berishës. Ndërkohë më 9 qershor maxhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e dytë të deputetëve të opozitës për ngritjen e këtij komisioni.

Sondazh

Poll