Politike

VD- Dash Sula: Te lokali jashtë Kuvendit vjen era hashash e puro

Deputeti deklaroi se iu refuzua kërkesa për të sjellë në Kuvend shportën ushqimore e më pas pyeti se nëse mund të quhen armë të ftohta orizi e makaronat meqë nuk lejohen.

16 Qershor 2022, 13:44 Nga A.B
VD- Dash Sula: Te lokali jashtë Kuvendit vjen era hashash e puro
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tregoi se i kishte dërguar një mesazh kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës në mënyrë që të vinte në Kuvend me shportën ushqimore (simbol për rritjen e çmimeve). Ai bëri të ditur se kërkesa iu refuzua e më pas pyeti se nëse mund të quhen armë të ftohta orizi e makaronat që nuk lejohen brenda sallës së Kuvendit. Ndër të tjera, ai shtoi se brenda sallës nuk lejohet shporta ushqimore por në ambientet e jashtme, në lokalin pranë, deputetë e biznesmenë konsumojnë puro, si dhe la të nënkuptohej se vinte dhe era hashash. 

' Të kam dërguar mesazh zonja Kryetare, sta kisha as numrin, të kërkova që të vija këtu me shportën, nuk më lejuat, pse armë e ftohtë janë orizi makarona? Vje era puro te kafja këtu, mos të them që vjen era hashash. '- tha Sula. 

 

seance plenare 16 qershor 2022 dashnor sula

Sondazh

Poll