Politike

VD-'Je kukull apo drejtuese?'/ Noka do fjalën, Nikolla: Bëja shoqes tënde ato komente

Nikolla i hoqi fjalën duke i thënë se nuk ka të drejtë të flasë mirëpo debati vazhdoi nga ana e Nokës edhe pa mikrofon

16 Qershor 2022, 13:08 Nga A.B
VD-'Je kukull apo drejtuese?'/ Noka do fjalën, Nikolla: Bëja
Flamur Noka, Lindita Nikolla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka kërkoi replikë pas fjalës së kryeministrit Edi Rama mirëpo u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ai mori fjalën duke thënë se shqiptarëve nuk iu intereson se nëse përkëdhelet nga Enkelejd Alibeaj apo nga kryeministri Edi Rama. Më pas Nikolla i hoqi fjalën duke i thënë se nuk ka të drejtë të flasë mirëpo debati vazhdoi nga ana e Nokës edhe pa mikrofon. Nikolla iu drejtua deputetit duke i kërkuar që t'i flasë ndryshe e jo sikur është në bisedë me shoqet e tij. 

REPLIKAT:

Noka: Kërkoj replikë.

Nikolla: S’ju përmendi fare, e kishte me Flamurin, jo emrin tuaj personal.

Noka: Mbani veshët hapur, përmendi emrin zotëria. E shoh se këtu ka një sikronizimin për të përkëdhelur ty nga të dyja palët, por shqiptarëve s’ju intereson se kështu ju përkëdhel më shumë më fjalë, Rama apo Alibeaj. S’kanë nevojë për të parë tango dyshe, se kanë dhe ku zhvillohen. Je drejtuese seance apo kukull që të kanë vendosur aty?

Nikolla: Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj. E ndërpreva fjalën se nuk është procedurë, po komentoni. Komentet nuk janë procedurë.

Noka: Jo nuk vijojmë. Dua fjalën

Nikolla: Do vijojmë se për reciprocitet mori fjalën Alibaej. Ju nuk po flisni për procedurë

Noka: Më jepni fjalën!

seance plenare 16 qershor 2022 flamur noka lindita nikolla

Sondazh

Poll