Politike

VD-Nikolla i ndalon fjalën Ramës, kryeministri 'ngec' në mes të sallës, opozita qesh

Rama mbeti në mes të sallës pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i bëri të ditur se nuk ishte radha e tij për të replikuar.

16 Qershor 2022, 12:58 Nga A.B
VD-Nikolla i ndalon fjalën Ramës, kryeministri 'ngec'
Kuvendi

TIRANË- Opozita e duartrokiti vendimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës e cila refuzoi që t'ia jepte të drejtën e fjalës kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, tentoi që të merrte fjalën pas përfundimit të fjalimit të deputetes së PD-së, Jorida Tabakut. 

Nikolla i bëri të ditur Ramës, i cili u ngrit nga vendi i tij dhe ishte nisur në drejtim të foltores, që nuk do ta merrte fjalën. Deputetët e opozitës në sallë, duartrokitën e qeshën me të madhe për refuzimin që iu bë kryeministrit. 

REPLIKAT: 

Nikolla: Zoti kryeministër ju lutem nuk kemi kaluar ende te pika tjetër.

(Opozita duartroket)

Nikolla: Zoti Vasili është tërhequr, zoti kryeministër një minutë. Ju lutem, e prezanton nismëtari i cili është Zoti... okej. Fjala për procedurë kryeministrit. 

edi rama seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll