Politike

VD- Tabaku i përmendi Kajmakun, Rama: Provë e ndryshimit rrënjësor të drejtësisë

Rama tha se arrestimi i Kajmakut është një nga provat e një ndryshimi rrënjësor të sistemit të drejtësisë. 

16 Qershor 2022, 13:05 Nga A.B
VD- Tabaku i përmendi Kajmakun, Rama: Provë e ndryshimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut për arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmakut. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se arrestimi i tij është një nga provat e një ndryshimi rrënjësor të sistemit të drejtësisë. 

"Kaloi nga domatet te dekriminalizimi, ishte një kapërcim shumë i madh nga tema. Dy fjalë kisha për këtë, fole për një linjë telefoni anti korrupsion, ajo ka qenë "alo doktor", jo linjë e qeverisë sonë, dhe dilte doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit. Ndërkohë që, përkundrazi mua më vjen mirë që ju i përmendi ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor të cilin po e sjellim ne, jo ju. Nëse sot ka ish-ministra apo deputet, apo kryetar Bashkia të lidhur me partinë në pushtet që janë duart e drejtësisë kjo nuk është një diçka që ka ardhur nga qielli, por kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi, rezultat i kërkuar me këmbëngulje nga ne, jo prej jush, kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët na besojnë ne jo ju", tha Rama.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë. Arrestimi i Kajmakut është bërë nga autoritetet italiane në zonën e San Benedetto del Tronto, më 27 maj të këtij viti. Gjatë operacionit Kajmakut i është gjetur edhe 20 kilogramë kokainë që po të dilte në treg do të kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove. Droga ishte fshehur në një vazo me lule. 

edi rama seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll