Politike

VD-Tabaku përplaset me Ibrahimajn, ministrja: Ku e gjen guximin që opinionet t'i lexosh si fakte?

Tabaku akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet, dhe sipas saj, ka zhytur vendin në borxhe, duke marrë borxh për borxhe, e duke rritur çmimet për qytetarët

16 Qershor 2022, 14:00 Nga A.B
VD-Tabaku përplaset me Ibrahimajn, ministrja: Ku e gjen guximin që
Tabaku dhe Ibrahimaj

TIRANË- Kriza e çmimeve u bë shkak për debatin mes ministres se Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Ishte deputetja Tabaku, e cila akuzoi qeverinë se nuk ka menaxhuar krizën si duhet, dhe sipas saj, ka zhytur vendin në borxhe, duke marrë borxh për borxhe, e duke rritur çmimet për qytetarët. Më pas Ibrahimaj deklaroi se nuk është e vërtetë që rritja ka ardhur vetëm nga rindërtimi por ka qënë bashkëpunimi mes qeverisë, bizneseve dhe individëve. 

DEBATI:

Ibrahimaj: Nuk e di ku e gjeni guximin që opinionet t’i lexoni si fakte. Ju dëgjuat fjalën e Braçes dhe morët disa fjalë të shkëputura aty, disa fjalë nga raporti, e thatë se ekonomia nuk është rritur. Shifrat janë matematikë, jo opinion. Ritmet e rritjes ekonomike ishin të larta, duke tejkaluar pritshmëritë tona. Pagat shënuan rritje. Kam dëgjuar disa herë në këtë sallë nga ju të flisni për staklacionin, por që shifrat e pesë mujorit nuk e tregojnë këtë. Sigurisht rritja ekonomike nuk është në parashikimet që kishim te 5%, por është 3%. Nuk është e vërtetë ajo që thoni ju se rritja ka ardhur vetëm prej rindërtimit. Patëm rritje dhe në prodhim dhe në shërbime. Ekonomia jonë nuk do t’i dëgjojë fjalët e tua, por ka besim. Bizneset dhe individët kanë besim se qeveria do të marrë vendimet e duhura edhe në këtë krizë, dhe do ja dalim edhe kësaj krize, siç ja kemi dalë në krizat e mëparshme.

Tabaku: E diskutuam bashkë në komision, që nuk i kishit marrë masa, që po merrni borxh për borxhin, ky është shqetësimi. Nuk investohet në ekonomi. Vetëm këtu presioni i çmimeve ka hasur në paaftësinë e qeverisë. Kur shteti dështon që të sigurojë balancën në treg, atëherë ngrihet bordi. Ato kompanitë që vendosin sot për çmimin i keni mbi kokë, ato vendosin për ju.

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll