Politike

VD-Tabaku: Kajmakun e kisha përballë më 6 mars në Vorë, çfarë të bëja?

Tabaku ironizoi maxhorancën duke thënë se ka Kajmakë të tjerë. 

16 Qershor 2022, 12:55 Nga A.B
VD-Tabaku: Kajmakun e kisha përballë më 6 mars në Vorë,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmendi gjatë ditës së sotme ish-kryebashkiakun Agim Kajmakun, i cili është arrestuar nga autoritetet italiane. Ajo tha se Kajmakun e ka pasur përballë në zgjedhjet e 6 Marsit në Vorë. Më pas, Tabaku ironizoi maxhorancën duke thënë se ka Kajmakë të tjerë. 

'E kisha në Vorë Kajmakun përballë më 6 mar përballë, çfarë të bëja, edhe në zgjedhje pa kundërshtarë po Kajmaku ishte atje. Ai dhe Kajmakët e tjetër, gjalpat e gjizat. Do gjejmë Kajmakun e radhës që do t’i dalin për zot. Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi me këtë situatë.'- tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll