Politike

Meta në Azerbajxhan: Rusia ka dështuar në përçarjen e NATO-s

Meta është shprehur se lufta në Ukrainë nuk i ndau, por i bashkoi më shumë vendet anëtare në NATO. 

16 Qershor 2022, 12:48 Nga DOSJA
Meta në Azerbajxhan: Rusia ka dështuar në përçarjen e
Ilir Meta

AZERBAJXHAN- Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Forumin IX Global të Bakusë në Azerbajxhan ku ka folur rreth luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në Facebook, Meta ka treguar mbi diskutimet e bera gjatë forumit. Meta është shprehur se lufta në Ukrainë nuk i ndau, por i bashkoi më shumë vendet anëtare në NATO. 

“Putini donte një NATO më të paktë, por ai po përballet me një NATO më të zgjeruar, me më shumë prani të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës dhe gjithashtu, edhe me më shumë anëtarë të Aleancës Atlantiko-Veriore. Ky peizazh i ri gjeopolitik e konsideron të nevojshme një qasje të re të BE-së dhe NATO-s për zgjerimin dhe sigurinë kolektive.  Zgjerimi duhet të konsiderohet një instrument i fuqishëm gjeostrategjik,”-shkruan Meta.

Sipas Metës konflikti në Ukrainë ka rritur pamasë urgjencën e anëtarësimit të vendeve aspiruese për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Europian.

“Këto veprime do të parandalonin ndikimin e palëve të treta në disa rajone të pambrojtura.Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi të shqetësuar për ndërhyrjen e përfaqësuesve rusë, të cilët synojnë të minojnë demokracinë dhe stabilitetin tonë,”-shkruan Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll