Politike

VD-Rama: Tabaku me domate dhe mollë, i jep një lloj ngjyre punës suaj. Po me Kiev-in ç'pate?

Rama ironizoi opozitën duke thënë se deputetja Tabaku i jep ngjyrë filmit bardh e zi që ka PD. 

16 Qershor 2022, 12:43 Nga A.B
VD-Rama: Tabaku me domate dhe mollë, i jep një lloj ngjyre punës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama replikoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun. Rama u shpreh se qeveria sigurohet që të ketë më shumë domate në eksport ndërsa PD thotë që vendi është në mjerim. Po ashtu, ai ironizoi opozitën duke thënë se deputetja Tabaku i jep ngjyrë filmit bardh e zi që ka PD. 

'Ju shikoj që shkoni shpesh pranë domateve e zarvavatëve për të bërë propagandë. Ne sigurohemi që të kemi më shumë domate në eksport, e sigurohemi që ju të keni sfondin plot me domate, imagjino sikur mos të kishte fare. Ju dilni atje e me gjithë ato domate duken dhe më mirë në këtë vend të mjerë sipas jush. 

Po të mendosh sikur jeni është të marrësh mikrofonin vetëm për ngushëllime. Të paktën del një si zonja Tabaku me domate e me mollë që i jep ngjyrë filmit tuaj, para jush Mëngjese Lufte duket si film Hollëoodi. Domatet janë fakte, mjafton të shikosh shifrat se përse nuk ngjisni ju me domante. Mos të hyjmë e të flasim te tema e plehrave se aty e keni kompetencën më të lartë, se jeni zhytur. Mos t'i hyjmë në atë pjesë. E fundit zonja Tabaku, si ka mundësi që një shifër e cila është në raport këtu, ju dhe atë e ktheni si problem. Kreditë e këqija sot, krahasuar me 24% kur ne morëm detyrën, ku gjendet kjo kurajo. Po të kesh mundësi korrekto pak punën  e inflacionit e eurobondit, se dhe për mua që nuk jam shumë i lexuar, nuk shkon kjo që thoni ju se sa u rrit inflacioni ne morëm eurobond. Na e shpjegoni. Nuk është e vërtetë që e kemi marrë më shtrenjtë se të tjerët, e morëm në kohën e duhur. 

Po me Kiev-in çfarë pate? Ku hynte, ç'lidhje kishte vizita ime në Kiev me domatet, i kemi ndarë punët, ju te domatet, ne ku na kërkon detyra.'- tha Rama. 

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll