Politike

FOTO/ Rama kthehet i ‘buzëqeshur’ nga Ukraina, shfaqet në Kuvend pas vizitës në Kiev

Në krah të tij është ulur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila po ashtu ishte pjesë e delegacionit që vizitoi Ukrainën një ditë më parë. 

16 Qershor 2022, 12:09 Nga j.c
FOTO/ Rama kthehet i ‘buzëqeshur’ nga Ukraina, shfaqet në
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama një ditë pas vizitës në zonat e luftës në Ukrainë është kthyer në Shqipëri ku ka marrë pjesë në seancën plenare që po mbahet në Kuvend. Në fotot e shkrepura nga LSA Rama duket i buzëqeshur teksa shkëmben disa fjalë me zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Në krah të tij është ulur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila po ashtu ishte pjesë e delegacionit që vizitoi Ukrainën një ditë më parë. Një ditë më parë kryeministri Rama së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç vizituan zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin dhe më pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

edi rama elisa spiropali arben ahmetaj kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll