Politike

VD-Raporti i BSH, Ahmetaj: Kemi mbushur gropat e krizës, rritja ekonomike vijon të jetë galopante

Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike është galopante e se nuk ka rritje në papunësi.

16 Qershor 2022, 12:22 Nga A.B
VD-Raporti i BSH, Ahmetaj: Kemi mbushur gropat e krizës, rritja ekonomike
Arben Ahmetaj

TIRANË- Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se rritja ekonomike e Shqipërisë është në rritje. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike është galopante e se nuk ka rritje në papunësi. Po ashtu, ai shtoi se nga të dhënat e fundit të INSTAT është zbuluar se janë mbyllur të gjitha 'vrimat e zeza' që janë krijuar nga tërmeti dhe pandemia. 

'Sot në Shqipëri nuk ka ngadalësim të rritjes ekonomike, vazhdon të jetë galopante, nuk ka rritje të papuësinë. Të dhënat e fundit të tregut të punës të INSTAT thonë se pjesëmarrja e forcave të punës është record 72%. Papunësia e rinisë është 20%, është sërish record. Është shumë kollaj të bësh të bardhën të zezë. INSTAT thotë se papunësia ka rënë në 11.3%, është njësoj si përpara krizës së tërmetit. Sa i përket kërkesës, asnjë nga mallrat kryesore të konsumit, përveç karburantit, nuk kanë rënie, por kanë rritje nga 6-10%. Ne kemi arritur me politikat tona të mbushim atë gropë që u krijua nga të treja krizat. Në raport referohet me detaje çfarë ka ndodhur me rimëkëmbjen. Biznesi i vogël ka mbushur menjëherë gropën e papuësisë të krijuar nga pandemia. Diskutimi a është kjo qeveri pro apo kundër qytetarit në nevojë dhe a e ka mbështetur apo jo, është pyetje retorike”.'- tha Ahmetaj.

arben ahmetaj seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll