Politike

VD-Fatura e Arbitrazhit, Rama: Tabaku, pse e ul nivelin në budalliqe? Asnjë qindarkë s'iu dha Becchetti

Rama tha se asnjë qindarkë nuk iu është dhënë asnjë personi nga qeveria e se ato që thuhen nga opozita janë budallallëqe. 

16 Qershor 2022, 12:24 Nga A.B
VD-Fatura e Arbitrazhit, Rama: Tabaku, pse e ul nivelin në budalliqe?
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Qeveria nuk i ka dhënë asnjë qindarkë Francesco Becchettit. Kjo u tha në kuadër të replikës me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun. Rama iu drejtua duke i thënë se përse ka ulur në atë mënyrë nivelin e komunikimit me shifta dhe interpretime që nuk janë të vërteta. Në lidhje me faturën e arbitrazhit, Rama tha se asnjë qindarkë nuk iu është dhënë asnjë personi e se ato që thuhen nga opozita janë budallallëqe. 

'Zonja Tabaku nuk e kuptoj pse e keni ulur nivelin e kominikimit për budalliqe, minimumi, shifrat dhe faktet meritojnë konsensus, interpretimet janë çështje tjetër. E mora fjalën e dëgjova një shifër nga ato që ju prodhoni, 380 mln euro fatura e arbitrazhit, ku është kjo faturë? Nëse do na e tregoni faktike, jo hamëndje dhe konkluzione, por haktike hajde ta diskutojmë por ju nuk i thoni dot parlamentit dhe publikut se ka një faturë 380 mln që qeveria po e paguan. Mbase dhe ju keni lajmëruar se po paguhet një marifet i madh si ai që e përdorët dhe për të coroditur njerëzit para njerëzve, iu them se 0, asnjë qindarkë nuk iu është paguar as Becchetit e as kujdo tjetër, ballafaqimi vazhdon në cdo hapësirë ku ka mundësi të zhvillohet një ballafaqim legal. Keqardhje se ju edhe lexoni siç thoni vetë dhe mbani shumë shënime si thoni, e të flisni për 385 mln euro që nuk ekzistojnë është pak si e sikletshme.'- tha Rama. 

 

edi rama seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll