Sport

VD/ Pérez: “Ky nuk është Mbappe që doja unë, ky është një tjetër që ka ndryshuar ëndrrën e tij”

Presidenti i Real Madrid, në një intervistë për ‘El Chiringuito’, ndërmjet të tjerash ka folur edhe për “dosjen” Mbeppe

16 Qershor 2022, 06:48 Nga DOSJA
VD/ Pérez: “Ky nuk është Mbappe që doja unë, ky

SPANJE - Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, në programin ‘El Chiringuito’ ka folur për situatën aktuale të skuadrës ‘los blancos’, për t’u ndalur gjatë në çështjen më të zjarrtë, dështimin e transferimit të Kylian Mbappe nga klubi madrilen. 

Momenti kur Florentino Pérez kuptoi se Mbappé kishte ndryshuar? "Ai ndryshoi, i ofruan gjëra të tjera, i bënë presion dhe ai tashmë është një tjetër futbollist. Nuk ka njeri te Real Madrid mbi klubin. Ai është një futbollist i madh, Mbappe mund të fitojë më shumë se të tjerët, por futbolli është një sport kolektiv dhe ne kemi vlera dhe parime që nuk mund t'i ndryshojmë.

Unë e dua atë, ai bëri një përpjekje, por presioni e bëri atë të ndryshojë mendimet e tij dhe unë e kuptoj se nuk ishte e lehtë. Unë mendoj se nëna e tij donte që ai të vinte në Real Madrid, sepse ka qenë ëndrra e tij, si djalë i vogël. Por thonë se edhe mamaja e tij është vënë në siklet. Gjithsesi, ky Mbappe nuk është Mbappeja im, që refuzon të bëjë edhe një akt publicitar me kombëtaren e tij... Nuk e dua këtë. Mund të ishte një lapsus, por unë mendoj se e kanë ngatërruar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll