Sport

Mes dëmtimeve dhe shtatzënisë, Serena Williams rikthehet në ‘Wimbledon’

E ftuar të martën për edicionin e radhës Grand Slam të ‘Wimbledonit’, tenistja amerikane rikthehet në fushë një vit pas ndeshjes së saj të fundit. Kampionia e pashtershme 40-vjeçare ka bërë disa rikthime, pak a shumë të bujshme gjatë karrierës së saj 27-vjeçare.

16 Qershor 2022, 06:24 Nga DOSJA
Mes dëmtimeve dhe shtatzënisë, Serena Williams rikthehet në

ANGLI - Ajo padyshim që do të jetë atraksioni i këtij ‘Wimbledon’ të radhës. Pas një viti të plotë jashtë tenisit, Serena Williams po rikthehet sërish në fusha në moshën 40 vjeç e 8 muaj. Ish-numri 1 i botës do të marrë pjesë në lojën dyshe në turneun WTA 500 në Eastbourne (18-25 qershor), përpara se të kthehet në Grand Slam të ‘Wimbledonit’, ku është kurorëzua shtatë herë fituese (gjashtë në dyshe).

Në vitin 2021, ajo u largua nga fusha e Londrës me lot, pavarësisht brohoritjeve të publikut për një eliminim në raundin e parë. Bëhet fjalë për një dëmtim në kofshën e djathtë, e cila e kishte privuar atë nga Us Open në të njëjtin vit dhe e kishte mbajtur larg turneve të tenisit deri më sot.

Nuk është hera e parë që amerikanja tërhiqet nga garat, si për dëmtime të ndryshme, ashtu edhe për lindjen e vajzës së saj Alexis Olympia Jr. Zoom, në katër rikthimet e mëparshme të lojtares më të suksesshme në Grand Slam të epokës së Open (23 teke tituj).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll