Politike

'Vrasjet me tritol në mes të Tiranës'/ I thotë me EMRA, Salianji: U ekzekutuan 382 persona

Deputeti tha se nga viti 2014 e deri në vitin 2019 janë kryer 382 vrasje.

16 Qershor 2022, 11:43 Nga A.B
'Vrasjet me tritol në mes të Tiranës'/ I thotë me
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi me emra personat e vrarë në vitet e fundit në vend. Gjatë interpelancës me ministrin Bledi Çuçin, deputeti tha se nga viti 2014 e deri në vitin 2019 janë kryer 382 vrasje. Më pas ai përmendi me emra viktimat e vrasjeve, që nga Bilali, Alibej, Reçi e Duamni si dhe përmendi vrasjen e një nate më parë në Shkodër e sasinë e kapur të drogës në Durrës. 

“Vrasje me tritol në mes të Tiranës, e trondit publikon kjo. Fluturon makinën në ajër, duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve. Në periudhën që drejtoni ju policinë, ka 18 raste vendosje tritoli. E kuptoni, që mund të livadhisin si t’iu dojë qejfi atyre. Të përfshirë janë forca të policisë, ose këto që i keni futur si patronazhistë e s’i kapni dot. Ka vdekur njeriu brenda komisariatit, për shkak të pakujdesisë. Një polic vrau kolegun po brenda komisariatit. Janë ngjarje të rënda. Nga 2014 deri më 2019 janë 382 vrasje, po i lë dy-tre vitet e fundit. E kuptoni ku ka shkuar gjendja? Arben Bilali, Alibej, Enver Borici, Xhelal Reci, Armando Dumani, dje vrasja në Shkodër. Tonelata me drogë kalojnë, është bërë rruga autostradë për trafikun e drogës”, u shpreh deputeti.

seance plenare 16 qershor 2022

Sondazh

Poll