Bota

Macron, Scholz dhe Draghi mbërrijnë në Kiev

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për ukrainasit, Macron tha se ai ka një mesazh të unitetit europian drejtuar burrave dhe grave ukrainase.

16 Qershor 2022, 09:43 Nga j.c
Macron, Scholz dhe Draghi mbërrijnë në Kiev
Emmanuel Macron

UKRAINË- Tre liderët europianë kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi udhëtuan për në qytet me tren.

Sipas CNN, në një deklaratë për gazetaret pasi mbërriti në Kiev Macron tha se liderët do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe do të vizitojnë vendin e një masakre të supozuar. I pyetur nëse ai kishte një mesazh për ukrainasit, Macron tha se ai ka një mesazh të unitetit europian drejtuar burrave dhe grave ukrainase.

"Javët e ardhshme, ne e dimë, do të jenë shumë të vështira. Dua t’i mbështes dhe të jem në krah të tyre”-tha ai.

I pyetur pse ndodhi tani vizita, një zyrtar i Elysee tha se ata kishin konsideruar se ishte më mirë ta bënin pak përpara samitit të BE-së javën e ardhshme që do të diskutojë ofertën e Kiev për t’u anëtarësuar në BE.

mario draghi emmanuel macron olaf scholz lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll