Politike

Paralajmërimi/ Ambasadori: Do të marrim masa për të korruptuarit që fshehin paratë në Angli

Vendosja e ligjit dhe drejtësia; institucionet e pavarura; media; dixhitalizimi; ndryshimi i mentalitetit tha ai, janë thelbësore në këtë luftë.

16 Qershor 2022, 10:06 Nga f.g
Paralajmërimi/ Ambasadori: Do të marrim masa për të
Alastair King Smith, ambasador

TIRANE- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith ka folur për hrë të parë për masat që shteti anglez do të marrë kundrejt të gjithë atyre që ruajnë dhe investojnë atje paratë e krimit dhe korrupsionit. Smith foli në konferencën e parë kombëtare për Antikorruosionin dhe tha se vendi i tij do të jetë aleat i fortë në këtë luftë. 

Një nga gjërat më të trishta për mua që kur kam ardhur si ambasador, është të dëgjoj nga të rinjtë se ata mendojnë se nuk kanë të ardhme në këtë vend. Pasi çështje si korrupsioni nuk i lejojnë të përmbushin plotësisht potencialin e tyre këtu. Për ta ndryshuar këtë situatë, dua t’i nxit të gjithë të kenë më shumë guxim dhe vendosmëri, veçanërisht rreth çështjeve të mosndëshkimit dhe llogaridhënies. Angazhimi im ndaj jush është se ne do të përforcojmë veprimet e Mbretërisë së Bashkuar për të parandaluar që persona të përfshirë në korrupsion ose krim të shkojnë në Britani ose të mbajnë paratë e tyre atje. Dhe do të dëgjoni më shumë nga ne për këtë gjatë muajit të ardhshëm dhe më tej. Tani duhet të punojmë së bashku, në partneritet me autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare. Kjo duhet të jetë një pjesë thelbësore e përpjekjeve tona të përbashkëta.

Alastair King Smith, ambasador

Smith foli për 5 kriteret që lufta kundër korrupsionit të ketë efekt. Vendosja e ligjit dhe drejtësia; institucionet e pavarura; media; dixhitalizimi; ndryshimi i mentalitetit tha ai, janë thelbësore në këtë luftë.

alastar king-smith korrupsioni ne shqiperi

Sondazh

Poll