Bota

LUFTA/ 113 ditë luftë, liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë mbërrijnë në Kiev

Macron u shpreh se do dërgoi një mesazh të unitetit dhe mbështetjes europiane për ukrainasit

16 Qershor 2022, 08:58 Nga d.d

 

LUFTA/ 113 ditë luftë, liderët e Gjermanisë, Francës
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 113. Sulmet ruse ndaj ukrainasve ndodhin çdo ditë, dhjetra civilë dhe ushtarë po vriten. Tre liderët presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri i Italisë Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev.

Ata do të diskutojnë kandidaturën e Ukrainës në BE me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy. Macron u shpreh se do dërgoi një mesazh të unitetit dhe mbështetjes europiane për ukrainasit, dhe sipas tij se për Ukrainën këto do të jenë javë shumë të vështira.

Ngjarjet më të fundit të luftës

Udhëheqësit e tre vendeve më të mëdha të Bashkimit Europian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, priten sot në Kiev për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën , ndërsa ajo lufton për t'i bërë ballë një sulmi të pamëshirshëm rus.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një ndihmë shtesë prej 1 miliard dollarësh për sigurinë për Ukrainën për përpjekjet e saj në Donbasin lindor, konfirmoi presidenti amerikan Joe Biden

Mijëra civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë bllokuar në Sievierodonetsk me një furnizim të zvogëluar të ushqimit, ujit të pastër, kanalizimeve dhe energjisë elektrike. 

Presidenti Zelenskyy i kërkoi BE-së të forcojë sanksionet ndaj Rusisë dhe paralajmëroi se forcat e Moskës mund të sulmojnë vende të tjera pasi të pushtojnë të tijat. 

Fëmijët e lindur në rajonin Kherson të Ukrainës që nga 24 shkurti do të marrin automatikisht shtetësinë ruse, sipas një deklarate nga një zyrtar.

Një sulm me raketë rus gjatë natës goditi një periferi të qytetit verior të Ukrainës, Sumy, duke vrarë katër persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

 

 

lufta ukraine-rusi mario draghi emmanuel macron olaf scholz

Sondazh

Poll