Sport

"Jeni pa ndërgjegje"/ Banderola që tmerroi Federatën gjermane gjatë ndeshjes me Italinë, policia ndalon 15 tifozë

Sa më afër Kupës së Botës në Katar, aq më shumë shtohen demonstratat kundër organizimit vendas dhe kundër FIFA-s.

15 Qershor 2022, 21:23 Nga DOSJA

"Jeni pa ndërgjegje"/ Banderola që tmerroi Federatën

GJERMANI- Sa më afër Kupës së Botës në Katar, aq më shumë shtohen demonstratat kundër organizimit vendas dhe kundër FIFA-s. Një shembull erdhi nga Monchengladbach, ku u luajt ndeshja e Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Italisë.

Menjëherë pas fillimit, në zonën qendrore të fushës disa tifozë shpalosën një pankartë me fjalët "“15.000 të vdekur për skenë të madhe, FIFA nuk ka ndërgjegje. Bojkotoni Katarin”. Fjalë shumë të qarta, që nuk kanë nevojë për interpretime dhe komente të mëtejshme.

Natyrisht, këta tifozë gjermanë kanë dashur të shprehin këndvështrimin e tyre kritik për caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar, i cili është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Menjëherë pas protestës së tyre, mbështetësit janë larguar nga ulëset dhe stadiumi.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi menjëherë policinë, e cila më pas ndaloi për pak kohë personat për t'i identifikuar. Janë kontrolluar 15 tifozë, siç konfirmon policia për agjencinë SID, por përmbajtja e banderolit bie në kuadër të lirisë së shprehjes dhe për këtë nuk janë zbatuar sanksione apo masa të tjera.

E.Ç (Dosja.al)

gjermania italia

Sondazh

Poll