Sport

Inter-Empoli, gjithçka e kryer për Asllanin! Zbulohen detajet e akordit

Inter ka gjetur parimisht marrëveshjen për transferimin e Kristjan Asllanit. 14 milionë euro do shkojnë në arkat e Empolit.

15 Qershor 2022, 20:51 Nga DOSJA

Inter-Empoli, gjithçka e kryer për Asllanin! Zbulohen detajet e

ITALI- Inter ka gjetur parimisht marrëveshjen për transferimin e Kristjan Asllanit. 14 milionë euro do shkojnë në arkat e Empolit. Klubi toskan kërkon në huazim Martin Satriano si pjesë të kësaj marrëveshje.

Sulmuesi italo-uruguaian, ishte i huazuar te Brest në Ligue 1 sezonin e kaluar, aty ku shënoi 4 gola në kampionat. Asllani do të firmosë kontratë 5-vjeçare me Interin.

Nga marrëveshja e drejtuesve të klubit zikaltër me agjentin e tij, Asllani do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon. Lojtari i kombëtares shqiptare u kërkua edhe nga Milani.Gjithsesi, drejtuesit e Interit vepruan më shpejt dhe bindën Asllanin të pranojë ofertën e tyre, duke gëzuar trajnerin Simone Inzaghi, i cili insistoi për afrimin e lojtarit të talentuar.

E.Ç (Dosja.al)

asllani

Sondazh

Poll