Sport

Lukaku-Inter drejt konfirmimit, fundjava është përcaktuese për transferimin në Milano

Kanë nisur zyrtarisht negociatat. Inter dhe Chelsea kanë nisur bisedimet për rikthimin e Lukakut te skuadra zikaltër.

15 Qershor 2022, 16:37 Nga DOSJA

Lukaku-Inter drejt konfirmimit, fundjava është përcaktuese

ITALI- Kanë nisur zyrtarisht negociatat. Inter dhe Chelsea kanë nisur bisedimet për rikthimin e Lukakut te skuadra zikaltër. Konfirmimi vjen edhe nga Anglia, ku Times dhe The Telegraph shkruajnë për një takim mes dy drejtuesve e cila u zhvillua dje dhe vazhdoi sot në mëngjes.

Në veçanti, sipas The Telegraph, marrëveshja tashmë mund të mbyllet deri në fundjavë.Presidenti i ri i Chelseat, Todd Boehly, në fakt do të kishte pranuar huazimin - duke marrë parasysh vullnetin e fortë të Big Rom për t'u rikthyer në Milano.

Lojtari belg - rithekson tabloidi - është i gatshëm të shkurtojë ndjeshëm pagën e tij për të lehtësuar rikthimin e tij në huazim te Interi, ndërsa klubi anglez do të duhet të mbulojë një pjesë të pagës së tij. Palët presin që të zgjidhin marrëveshjen deri në fundjavë, negociatat duhet të mbyllen gjithsesi deri më 30 qershor që Inter të përfitojë nga Dekreti i Rritjes. Kontaktet e radhës do të përdoren për të përcaktuar shpenzimet ekonomike që Inter do të duhet t'i paguajnë Chelseat për huazimin.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku

Sondazh

Poll