Sport

Dy milionë eurot që fundosën Blatter e Platini/ Prokuroria kërkon burg për të dy, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

18 muaj burg me pezullim të dënimit. Kjo është kërkesa e prokurorëve zviceranë për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

15 Qershor 2022, 16:45 Nga DOSJA

Dy milionë eurot që fundosën Blatter e Platini/ Prokuroria

ZVICËR- 18 muaj burg me pezullim të dënimit. Kjo është kërkesa e prokurorëve zviceranë për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter. Gjykata e Lartë Federale e Zvicrës do të nxjerrë vendimin më 8 korrik.

Të dy akuzohen për mashtrim ndaj Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, kur zvicerani ishte presidenti i saj, pasi i kishte dhënë francezit një pagesë të pajustifikuar prej (2 milionë euro) në vitin 2011.

Gjykata Penale Federale e Zvicrës do të japë dënimin më 8 korrik, duke mbyllur të paktën kapitullin e parë të një çështjeje që shkatërroi karrierën e dy menaxherëve të futbollit botëror, të cilët u përballën me deri në pesë vjet burg. Prokurori Hildbrand e akuzoi Blatterin për krimin e mashtrimit, ndoshta përvetësimin, administrimin e pabesë dhe falsifikimin e dokumenteve.

E.Ç (Dosja.al)

platini

Sondazh

Poll