Sport

I buzëqeshur dhe i shoqëruar me fëmijët, Messi fotografohet në Barcelonë (video)

Leo Messi është rikthyer në qytetin e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas i PSG zbarkoi këtë të mërkurë në Barcelonë nga Rosario për të nisur pushimet.

15 Qershor 2022, 17:05 Nga DOSJA

I buzëqeshur dhe i shoqëruar me fëmijët, Messi fotografohet

SPANJË- Leo Messi është rikthyer në qytetin e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas i PSG zbarkoi këtë të mërkurë në Barcelonë nga Rosario për të nisur pushimet.

Argjentinasi ka mbërritur në kryeqytetin katalanas dhe është parë në dalje të aeroportit me dy djemtë e tij, Mateo dhe Thiago. Messi u ndal për disa momente për të firmosur disa autografe për tifozët që e prisnin me fanellat e Argjentinës dhe Barcelonës.

Sipas mediave argjentinase, Messi do të jetë në Barcelonë për të festuar 35 vjetorin e tij më 24 qershor. Sulmuesi kaloi 9 ditë në Rosario pas angazhimeve me Kombëtaren dhe fitimit të Finalissima-s kundër Italisë në Londër.

Messi do të duhet të kthehet në Paris në fillim të korrikut, pasi më datë 4 është planifikuar nisja e turneut të PSG në Japoni me figurën e tij si atraksion kryesor.

E.Ç (Dosja.al)

messi

Sondazh

Poll