Politike

Çdo vend ngre një ndërtesë në Irpin, Rama: Do e bëjmë të parët, si ballkanasit

jatë konferencës së sotme së bashku me Presidentin Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ai do ta ndërtojë këtë ndërtesë i pari, në mënyrë që të tjerët të përshpejtojnë përpjekjet e tyre.

15 Qershor 2022, 19:44 Nga I.A,F.M

Çdo vend ngre një ndërtesë në Irpin, Rama: Do e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e një pallati në Irpin të Ukrainës. Gjatë konferencës së sotme së bashku me Presidentin Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ai do ta ndërtojë këtë ndërtesë i pari, në mënyrë që të tjerët të përshpejtojnë përpjekjet e tyre.

"Sot patëm mundësinë që të shohim nga shumë pranë Irpinin dhe jam vërtet i lumtur që ratë dakort me propozimin tonë, për të bashkuar përpjekjet e për të ndërtuar një bllok, secili prej vendeve ndërtesën e tij, për fëmijët e Irpinit. E dimë që BE janë pjesë e kësaj përpjekjeje, le ta bëjmë në mënyrë ballkanike, të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë. Kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerëve," tha Rama.

edi rama volodymyr zelensky edi rama ne kiev

Sondazh

Poll