Politike

Zelenskyy në konferencë me Ramën: Nuk jemi rivalë, të integrohemi në BE në mënyrë të barabartë

Gjatë konferencës përshtyp që mbajti me dy kryeministrat shqiptarë, Zelenkyy i falenderoi gjithashtu për deklaratën e përbashkët që ata miratuan.

15 Qershor 2022, 19:39 Nga I.A,F.M
Zelenskyy në konferencë me Ramën: Nuk jemi rivalë, të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se si Ukraina si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë rival në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës përshtyp që mbajti me dy kryeministrat shqiptarë, Zelenkyy i falenderoi gjithashtu për deklaratën e përbashkët që ata miratuan.

"Nga ana e kryeministrave për Ukrainën. Vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim, duhet të bëhemi pjesë e BE-së në mënyrë të barabartë. Do të miratojmë vendime, falenderoj kryeministrat për deklaratën e përbashkët që miratuam sot," tha Zelenskyy.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Ata kanë takuar presidentin e Ukrainës Volodymir Zelenskyy. Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

volodymyr zelenskyy edi rama ne kiev

Sondazh

Poll